Andi dhe Tea çift? Flet Ina Kollçaku: Nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin, ai desh la emisionin për Shqipen

Mediale Vip

Andi dhe Tea çift? Flet Ina Kollçaku: Nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin, ai desh la emisionin për Shqipen

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 17:14
Ina Kollçaku

Vajzat dhe djemtë e “Për’puthen” komentohen shumë në rrjetet sociale dhe mediat online. Së fundmi po komentohet gjatë mundësia e krijimit të çiftit të parë, mes Andit dhe Teas.

Ish-konkurrente e sezonit të parë të këtij reality show, kanë komentuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” deklaratën e Andit dhe Teas, që tani e tutje janë vetëm për njëri-tjetrin në emision.

E ftuar në studio ishte Ina Kollcaku, e cila tha se nuk e di nëse “është një çift simbolik, apo çift i vërtetuar.

“Kam thënë se nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin, se Andi ka qenë tip. Ai desh la emisionin për Shqipen kur e përjashtuan nga programi. Kemi një Shqipe e Tea të ndryshme”, tha ajo.

Ina tha se në “Për’puthen”  janë vetëm momentet e flirtit, ti njëherë në javë takohesh, dhe pretendohet që të njohësh dikë vetëm me disa biseda që bëhen në emision. Marrëdhëniet nuk janë aq intensive, shihen çdo ditë por nuk takohen çdo ditë. Kur të dalësh jashtë mund të kuptosh se është dikush tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat