Aludohet se Dafina dhe DJ Geek janë rikthyer sërish bashkë

Mediale Vip

Aludohet se Dafina dhe DJ Geek janë rikthyer sërish bashkë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 23:48
Dafina Zeqiri

Ata dikur u shndërruan në personazhet më të përfolur në rrjete sociale e në faqet rozë.

Bëhet fjalë për këngëtaren Dafina Zeqiri dhe DJ Geek, të cilët një kohë më parë konfirmuan romancën e tyre por që i erdhi fundi thuajse pas një periudhe të shkurtër.

Megjithëse, së fundmi po aludohet se të njëjtit janë kthyer bashkë sërish në bazë të rrjedhës në rrjete sociale.

Ndonëse vazhdimisht ngacmojnë njëri-tjetrin me komente, kanë qenë disa reagime që morën vëmendjen e rikthimit të dyshes së famshme të showbizit shqiptar.

Kjo në një nga postimet e fundit që ka ndarë artistja Zeqiri ku shkruan, “Ti je ai që më plotëson”, ndërsa nuk mungoi reagim i Geek ku thotë, “E di”.

Image

Pos këtyre, janë edhe disa raste të tjera që bëjnë të dyshohet për një kthim të mundshëm edhe nga fansat.

Të njëjtit po ashtu janë edhe bashkëpunëtorë në muzikë si pjesë e ekipit ‘Moneyz’.

Sidoqoftë, presim të shohim në vazhdim raportin e artistëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat