Dojna dhe Vlashenti i zbrazën të tëra ato që na kishin fshehur me një klip dashurie

Mediale Vip

Dojna dhe Vlashenti i zbrazën të tëra ato që na kishin fshehur me një klip dashurie

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 10:00
Vlashent Sata dhe Dojna Mema

Prej kohësh në media është përfolur se Vlashent Sata dhe Dojna Mema janë në një lidhje dhe mesa duket ky lajm ka qenë mëse i vërtetë.

Këtë fundvit, Vlashenti vendosi ta konfirmojë publikisht lidhjen me moderatoren, me një video tejet të bukur.

Në të shfaqen momentet e tyre së bashku, që nga zgjimi i mëngjesit, udhëtimet jashtë vendit, momentet komike e deri tek një deklaratë dashurie.

“Ti je çdo gjë”-dëgjohet t’i thotë Vlashenti Dojnës teksa ajo e filmon gjatë një udhëtimi me makinë. “Uroj që ky fundvit t’ju gjejë me zemrën dhe sytë plot dashuri. Gjithçka tjetër do të bëhet më mirë”-shkruan Vlashenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat