Fotografi e rrallë e Rita Orës me motrën dhe vëllanë në Pejë

Mediale Vip

Fotografi e rrallë e Rita Orës me motrën dhe vëllanë në Pejë

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 14:29
Rita Ora

Është publikuar një fotografi e vjetër e Ritës.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, vazhdon të na bëjë krenarë gjithë shqiptarëve në botë.

Këngëtarja dhe gjithë familja e saj, kohë pas kohe ndajnë momente të bukura që kanë kaluar në Kosovë vite më parë.

Njësoj veproi edhe nëna e saj, e cila publikoi një fotografi, në të cilën shihet Rita bashkë me motrën Elenën dhe vëllanë Donin.

Fotografia në fjalë është shkrepur vite më parë në Pejë, kur ende askush nuk e kishte dëgjuar emrin e Ritës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat