Një vit pas tërmetit, Capital T nderohet për aktin human

Mediale Vip

Një vit pas tërmetit, Capital T nderohet për aktin human

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 21:08
Capital T

Capital T ishte një ndër personazhet e shumtë që ofroi ndihmën e tij vitin e shkuar për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.  Ai strehoi mbi 200 persona në Kosovë dhe ju hoqi edhe çdo shpenzim tjetër që ju duhej për jetesën e tyre.

Gjithashtu ai shpërndau pako të shumta me ushqime për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm në zonën e Durrësit dhe Thumanës.

Së fundmi këngëtari është nderuar me një dekoratë nga bashkia e Shijakut.  Ka qenë vetë Capitali ai i cili nëpërmjet një postimi në Instagram  ka falenderuar kryetarin e bashkisë, Elton Arbana.

“Termeti i fundit ne Shqiperi ishte nder katastrofat natyrore me te medha dhe me vdekjeprurese ne vendin tone dhe te gjithe ne dhame kontributin maksimal ne cfare kishim mundesi. Nder ta isha dhe une, ku me kete rast bashkia me e prekur, ajo e Shijakut me nderoi me dekorate. Shfrytezoj rastin te falenderoj kryetarin e bashkise @eltonarbana per respektin dhe ta uroj per punen e mrekullueshme”– shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat