Dua Lipa përmbledh momentet më të bukura të vitit në këto fotografi

Mediale Vip

Dua Lipa përmbledh momentet më të bukura të vitit në këto fotografi

Më: 31 dhjetor 2020 Në ora: 17:21
Dua Lipa

Dua Lipa zgjodhi të përmbledh në një album fotografish, momentet më të bukura që kaloi këtë vit.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, këtë vit e përmbylli me suksese të shumta.

Pavarësisht faktit se iu anulua turneu botëror, këngëtarja arriti të shënojë sukses të madh me albumin e ri.

Me anë të postimit të fundit, ajo kujtoi edhe një herë momentet më të bukura që i kaloi këtë vit.

Në këto imazhe, Dua përfshiu koncertin virtual, performancat live në emisionet më të njohura, pushimet me të dashurin dhe qëndrimin në fermën e familjes së Anwarit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Ndryshe, Dua Lipa ka premtuar se edhe gjatë vitit të ardhshëm nuk do të ndalet, por do të punojë projekte të shumta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat