Nga Kirk Douglas te Enio Morricone, yjet që u ndanë nga jeta përgjatë 2020

Mediale Vip

Nga Kirk Douglas te Enio Morricone, yjet që u ndanë nga jeta përgjatë 2020

Më: 1 janar 2021 Në ora: 13:49
Kirk Douglas

Në janar u nda nga jeta një nga ikonat e humorit anglez dhe e komedisë botërore, aktori dhe regjisori Terry Jones. Humori i tij në filmin me famë botërore Monthy Piton, solli një risi të rëndësishme për komedinë dhe satirën në kinematografi, shkruajnë kritikët.

I njohur për publikun e gjerë në aktrimet e tij për filmat nga antikiteti, në shkurt u nda nga jeta Kirk Douglas. Me rolin e tij të famshëm të Spartakut, Douglasi ishte një ikonë e kinematografisë së viteve 50.

Në mars u nda nga jeta një ndër muzikantët e pëlqyer për publikun amerikan dhe më gjerë, Kenny Rogers. Bashkëpunimet dhe hitet e tij solo e bënë atë një ndër ikonat e muzikës country.

Mandatory Credit: Photo by Anonymous/AP/Shutterstock (6600143a) Kenny Rogers performs at the Country Music Awards in Nashville, 1977 Kenny Rogers 1977, Nashville, USA

Irfan Khan, një ndër aktorët më të njohur Indian, u nda nga jeta në prill. Filmat që ai ka luajtur, si Jurassic Park dhe Slumdog Millionare janë vlerësuar lart nga kritika e kinematografisë.

Little Richards, muzika rock n roll e të cilit bëri bashkë qytetarë të bardhë e me ngjyrë, u nda nga jeta në maj. Beatelsat, Elton John dhe Elvis Presley e kanë pranuar në intervistat e tyre se janë influencuar nga Little Richards.

Larry Kramer, një aktivist i rëndësishëm për të drejtat e njeriut, për sensibilizim kundër sëmundjes së SIDË-s, dhe tekstshkrues I mjaft këngëve të mrekullueshme, dhe romaneve, u nda nga jeta në maj të këtij viti.

Letërsia humbi në qershor një nga figurat e rëndësishme të saj, Carlos Ruis Zafon. I njohur për veprën e tij “Hija e erës”, që është edhe në shqip, autori është një ikonë e letërsisë së fillimshekullit të 21.

Fituesi i çmimit Oskar për muzikën e tij unikale, Enio Morricone, u nda nga jeta në muajin korrik. Ai njihej në rrethet e kritikëve si Maestro, dhe ka kontribuar me artin e tij në më shumë se 500 filma.

Kitaristi Julian Bream u nda prej nesh në gusht të këtij viti. Karriera e tij në muzikën klasike është nderuar me 4 çmime prestigjoze Grammy.

Regjisori Jiri Mendel, i njohur për kontributin e tij në kinemanë çeke dhe më gjerë, u nda nga jeta në shator. Në 68 ai do të fitonte një çmim të rëndësishëm Academy Award si filmi më i mirë i huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat