Kartolina familjare e fundvitit, Gaz Paja prezanton të birin

Mediale Vip

Kartolina familjare e fundvitit, Gaz Paja prezanton të birin

Më: 1 janar 2021 Në ora: 18:57
Gaz Paja me familje

Gaz Paja dhe Ira Seferi u bënë prindër në tetor të vitit 2019. I vogli i tyre, Dard është 15-muajsh, por Gazi dhe Ira kanë preferuar ta mbajnë larg mediave sociale, deri këtë fundviti, kur kanë publikuar për herë të parë imazhin e vogëlushit të tyre.

Me një kartolinë familjare, çifti ka uruar Vitin e Ri dhe u ka prezantuar ndjekësve të birin.

Dard shfaqet me një buzëqeshje të madhe në krahët e prindërve, që pozojnë të veshur festivë me pemën në sfond.

Gazi dhe Ira kanë postuar herë pas here foto me të birin, por gjithmonë duke u treguar të kujdesshëm për të mos zbuluar portretin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat