“I ka marrë motrës para borxh për të hapur lokalin”, Bushpepa: Vendimi më i gabuar në jetë

Mediale Vip

“I ka marrë motrës para borxh për të hapur lokalin”, Bushpepa: Vendimi më i gabuar në jetë

Më: 1 janar 2021 Në ora: 23:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e sotme në “Soiree” me Jonida Shehun në Abc ka qenë i ftuar këngëtari i njohur Eugent Bushpepa. Ai dha një super performancë të këngës së tij “Pranë Finishit” dhe ndër të tjera ka folur për shumë detaje nga jeta e tij që nuk i dinim.

Eugenti është surprizuar nga e motra e tij e madhe Etleva, ajo që i ka prezantuar e para grupin e njohur “The Doors” dhe që nga ai moment, ai u dashurua kaq shumë pas muzikës rock.

Në një pyetësor vëlla-motër, Jonida Shehu i ka pyetur se cili është vendimi më i gabuar që ka marr Eugenti.

“Që hapi lokalin”, është përgjigjur e motra, ndërsa Eugenti tha që vendimi më i gabuar që ka marrë motra e tij është që i ka dhënë para borxh për ta hapur.

Siç dihet Eugent Bushpepa ka hapur një lokal në kryeqytet, por mesa duket është penduar dhe gjërat nuk i shkuan siç i kishte planifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat