Këngëtaret shqiptare që u puthen në buzë

Mediale Vip

Këngëtaret shqiptare që u puthen në buzë

Më: 2 janar 2021 Në ora: 14:00
Semi Jaupaj dhe Sara Kapo

Disa i pëlqejnë, të tjerë i kritikojnë e të tjerë thjesht i shohin si show për vëmendje. Po flasim për puthjet në buzë mes personazheve publike të së njëjtës gjini, kryesisht të gocave.

Nuk kanë ndodhur shpesh në showbizin, por ata pak raste kanë bërë bujë dhe xhiron e rrjetit.

Së fundmi, edhe Fifi ka ndarë me ndjekësit një detaji, që nuk e kishim ditur më herët. Mbrëmjen e djeshme ajo ka marrë pjesë në lojën “E kam bërë, s’e kam bërë” në “Shiko kush luan”, ku është përballur me pyetjen: “A ke puthur ndonjëherë një person të gjinisë së njëjtë?”.

Dhe ndonëse shumë prej jush mund të mos e kenë pritur përgjigja është “Po”, madje një personazh publik. Fifi ka treguar se ka puthur Era Rusin, por pa dhënë detaje se kur, si, qysh, tek.

“Po, kam puthur Era Rusin!”.- ishte kjo përgjigja e Fifit. Këtë puthje mes gocave nuk e kemi parë, por kemi parë shumë të tjera.

Një nga puthjet më të hershme në ekranet shqiptare ishte ajo e Adelina Ismajlit me Genta Ismajlin gjatë një performance këngësh.

Më pas, shumë puthje të tjera kanë ndezur rrjetin:

Era Istrefi dhe Enca

Shkenda Dubova dhe Fjolla Morina

Ingrid Gjoni dhe Rozana Radi

Olta Gixhari dhe Beatrix Ramosaj

Semi Jaupaj dhe Sara Kapo

Bebe Rexha dhe Rita Ora

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat