Kurorëzoi dashurinë me Mark Frrokun, Rudina tregon a do e mbajë mbiemrin e saj

Mediale Vip

Kurorëzoi dashurinë me Mark Frrokun, Rudina tregon a do e mbajë mbiemrin e saj

Më: 2 janar 2021 Në ora: 15:54
Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku

Rudina thotë se do ta mbajë mbiemrin e saj edhe pas martesës.

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj vendosi që në ditën e parë të vitit ta kurorëzojë dashurinë me martesë me Mark Frroku.

Moderatorja dhe ish-deputeti publikuan fotografi nga ceremonia e kurorëzimit në Bashkinë e Tiranës.

Por, për të gjithë ata që e pyetën rreth asaj se a do ta mbajë Rudina mbiemrin e saj apo tashmë të bashkëshortit, ajo dha një përgjigje të prerë.

“Sqarim per ju, meqe me keni pyetur 638474748 here! Mbiemri im, eshte dhe do jete “Dembacaj” përgjithmonë”, shkruan Rudina.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat