Nicki Minaj publikon për herë të parë foto të djalit të saj

Mediale Vip

Nicki Minaj publikon për herë të parë foto të djalit të saj

Më: 2 janar 2021 Në ora: 19:00
Nicki Minaj

Në fund të shtatorit, reperja e njohur Nicky Minaj u bë nënë për herë të parë, të një djali, si fryt i dashurisë me Kenneth Petty.

Reperja është treguar shumë e rezervuar gjithë këto kohë, duke mos publikuar asnjë foto të vogëlushit.

Madje fansat e saj nuk dinë ende as emrin e tij.

Por me rastin e Vitit të Ri ajo ka vendosur ta njohë të vglin e saj me gjithë botën, duke publikuar për herë të parë foto të tij.

Nicki ka falenderuar me këtë rast të gjithë fansat që e kanë mbështetur gjatë vitit që lamë pas dhe ka përshendetur gratë që u bënë nëna vitin e shkuar njësoj si ajo.

“Papa Bear shumë faleminderit që më zgjodhe mua të jem nëna jote. Ju uroj të gjithëve një vit të ri të lumtur dhe me prosperitet. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj në këtë rrugëtim. Do të thotë shumë dashuri për mua. Të jem nënë është deri më tani puna më përmbushëse që kam bërë ndonjëherë. Dashuri për të gjitha nënat heorina. Përqafime të mëdha për të gjitha gratë që kanë qenë shtatzënë gjatë kësaj kohe sfiduese”, ka shkruar Nicky.

Ajo dhe partneri Kenneth Petty u martuan në tetor të 2019-s. 

Kenneth është akuzuar për përdhunim të mbetur në tentativë në vitin 1995. Gjithshtu, në vitin 2002 ai u dënua për vrasje të shkallës së parë dhe qëndroi shtatë vite në burg.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Barbie (@nickiminaj)

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat