Një rrëfim ndryshe i Arbër Çepanit, jetesa ime në Kubë dhe dashuria: Jam në një marrëdhënie të vazhdueshme me…

Mediale Vip

Një rrëfim ndryshe i Arbër Çepanit, jetesa ime në Kubë dhe dashuria: Jam në një marrëdhënie të vazhdueshme me…

Më: 3 janar 2021 Në ora: 07:26
Arbër Çepani

Arbër Çepani është një nga personazhet më të dashur për publikun për shkak të aktivizmit të tij me shoqërinë civile, sipërmarrjet e veçanta si biznesmen por edhe me projektet e tij televizive. 

Për këtë arsye ai ishte ndër personazhet e parë të ftuar në ‘’Rreze Dielli’’ për vitin 2021 si një ogur i  mirë për nisjen e vitit me pozitivitet. Përpos aktiviteteve të vitit që lam pas,  projektve që ka në plan këtë vit, e rikthyem Arbërin pas në kohë, në fëmijërinë e tij dhe jetesën në një vend të largët nga Shqipëria, në Kubë.

Një vend i veçantë, me një kulturë ndryshe por në të cilën ai thotë se ka jetuar periudhën më të bukur të jetës së tij: 

’Unë kam jetuar atje gjithë fëmijërinë time, kam jetuar gati 6 vjet, gjithë fëmijërinë time,  me kubën kam një marrëdhënie pavarësisht që kam qenë në një moshë shumë të vogël, e ndjej si një vend që kam jetuar një jetë të tërë atje. Kam një nostalgji të madhe për atë vend.  Më ka marrë malli për mangot, aty mangot ishin si domatet zemër kau në Shqipëri, ishin gati falas. Kujtoj një popullsi që pavarësisht se ishte e varfër, dhe nga të gjitha udhëtimet që kam bërë më pas është popullsia më e lumtur që mund të kem hasur ndonjëherë. Kam një dashuri për detajet e thjeshta. Ata jetonin cdo ditë në një mënyrë shumë të thjeshtë por shumë të bukur, mjaftonte pak muzikë në sfond dhe ata fillonin kërcenin, e shikonin botën shumë ndryshe, të kishin një rum, të kishin një puro, ishte maksimumi për ta dhe në fund të ditës kjo duhet të jetë jeta’’, u shpreh ai. 

Në vitin që lamë pas, ai ka qenë ndër më të përfolurit për shkak të një lidhje dashurie, për të cilën Arbëri vazhdon të mos ketë një përgjigje konkrete: 

‘’Unë jam gjithmonë mirë, jam në një marrëdhënie të vazhdueshme dashurie me universin kështu që jam gjithmonë mirë, do ta kem gjithmonë këtë energjinë që më lidh me universin‘’, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat