Adelina dhe Zanfina rikthehen për një performancë bashkë pas shumë vitesh

Mediale Vip

Adelina dhe Zanfina rikthehen për një performancë bashkë pas shumë vitesh

Më: 3 janar 2021 Në ora: 10:26
Adelina dhe Zanfina

Ka kohë që motrat e njohura në showbizin shqiptar, Adelina dhe Zanfina Ismaili, kanë lënë më anash muzikën.

Ndonëse ato shquhen akoma për vokalin e veçantë dhe projektet që kanë sjellë ndër vitesh.

Zanfina mbrëmë (e shtunë) ka qenë e ftuar ne edicionin festiv të “Tete a Tete me Adelinën”, ku pas më shumë se dy vitesh është rikthyer në një intervistë.

Ajo ka dhënë detaje më të hollësishme për tërheqjen nga muzika, jetën private e po ashtu edhe për fëmijërinë.

Artistet e mirënjohura ndërkohë pas shumë vitesh kanë kënduar së bashku disa nga hitet e tyre të mëdha përfshirë këtu edhe “Dy motra një frajer”.

Performanca e mrekullueshme u prit shumë mirë nga fansat e dyshes, të cilët i përgëzuan motrat me komente e reagime të ndryshme.

Adelina gjithashtu tregoi se do të vazhdojë sërish me emisionin e saj “Tete a Tete”, ndërsa ka premtuar për shumë gjëra të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat