Harry Styles bashkëpunon me aktoren Phoebe Waller-Bridge në këngën e re

Mediale Vip

Harry Styles bashkëpunon me aktoren Phoebe Waller-Bridge në këngën e re

Më: 4 janar 2021 Në ora: 14:38
Harry Styles

Nuk ka mënyrë më të mirë për ta filluar vitin 2021, se me një bashkëpunim mes yjeve të showbizit, Harry Styles dhe Phoebe Waller-Bridge.

Edhe më mirë kur ata vijnë me një videokip të përbashkët, të veshur me markën e njohur të modës “Gucci”.

Më 1 janar të këtij viti, Harry e lansoi videoprojektin e ri muzikor me titull, “Treat People With Kindness”, dhe i befasoi adhuruesit me përfshirjen e aktores Phoebe Waller-Bridge në të.

Videoklipi i ngjason një filmi të shkurtër me pamje glamuroze, të siguruara falë kostumeve fantastike të këngëtarit dhe aktores, të markës së njohur “Gucci”. Harry shpesh ka bashkëpunuar me këtë shtëpi të modës, si në performancat e kaluara ashtu edhe në fotosesione për revista të ndryshme. 

Kënga është tejet pozitive dhe energjike, derisa në videoklip dyshja shfaqet vazhdimisht duke vallëzuar me një koreografi të jashtëzakonshme. “Treat People With Kindness” ka vetëm tri ditë që është publikuar në platformën YouTube, dhe tashmë i numëron më shumë se 11 milionë klikime.

Phoebe Waller-Bridge shquhet si aktore, skenariste dhe producente e suksesshme nga Britania e Madhe. ajo më së miri njihet si krijuese dhe protagoniste e serisë komike të kanalit BBC, “Fleabag”.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @harrystyles

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat