Silvana zbulon bisedat private me Saimirin, çfarë fshihet pas mesazheve të vajzave të ‘Love Story’

Mediale Vip

Silvana zbulon bisedat private me Saimirin, çfarë fshihet pas mesazheve të vajzave të ‘Love Story’

Më: 5 janar 2021 Në ora: 06:30
Silvana

‘Saimiri u dërgon mesazhe private vajzave për t’u argëtuar me to’. Kjo ishte një prej deklaratave që Silvana Xhani, njëra prej binjakeve të eliminuara javën e kaluar, tha pak pas eliminimit të saj në natën e shtatë. Menjëherë pas kësaj, të shumta ishin reagimet e vajzave të tjera, por edhe reagimet në rrjetet sociale për këtë deklaratë, e cila, ngriti dyshime për princin e ‘Love Story’. Në fakt, sipas këtij të fundit, Silvana ishte në program vetëm për të bërë zhurmë, për famë, dhe jo për të fituar dashurinë e tij.

Ky debat i krijuar një javë më parë vijoi edhe përgjatë javës së parë të këtij viti, madje edhe sonte, në natën e tetë të ‘Love Story’.

Silvana, në të vërtetë, nuk e ka pritur aspak mirë faktin që i është përmendur emri pa qenë e pranishme, ndaj edhe ka vendosur të reagojë përmes profilit të saj në Instagram. Ajo ka postuar disa biseda private të Saimirit, Kejdës, Flavias, madje edhe një bisedë të kësaj të fundit me shoqen e saj të ngushtë.

Pasi poston këto biseda, Silvana shkruan se, në të vërtetë, ajo ka folur me fakte dhe këtë ka treguar. Në fund të programit, Alketa e ka pyetur Saimirin për këto mesazhe të postuara nga Silvana, por Saimiri, i pashqetësuar për këtë pjesë, tha i bindur se Silvana vazhdon të bëjë zhurmë e të kërkojë vëmendje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat