“Është stresuese dhe rraskapitëse”- Rowan Atkinson heq përfundimisht dorë nga roli i Mr Bean: Pres me padurim fundin e tij

Mediale Vip

“Është stresuese dhe rraskapitëse”- Rowan Atkinson heq përfundimisht dorë nga roli i Mr Bean: Pres me padurim fundin e tij

Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:38
Rowan Atkinson

Rowan Atkinson nuk do të shfaqet më kurrë në rolin e famshëm të Mr Bean.

Ai u shpreh se të luaje rolin e personazhit shumë të dashur për fëmijët, që e bërë të njohur në gjithë botën, ishte rraskapitëse.

Por sërish do të bëjë zërin e Ms Bean në versionet e animuara, teksa një film vizatimor është në proces.

“Është më e lehtë për mua që ta interpretoj karakterin me zë sesa me figurë. Nuk më pëlqen shumë ta luaj, pesha e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më duket stresuese dhe rraskapitëse dhe pres me padurim fundin e saj,”- u shpreh aktori.

Mr Bean u shfaq për herë të parë në vitin 1990 dhe faqja e tij në Facebook është e dhjeta më e popullarizuara në botë.

Megjithatë vetë Rowan shprehet se vetë nuk do i përdorë rrjetet sociale.

“Nuk kam dëshirë të përdor rrjetet sociale. Ajo që ndodh atje është vetëm një shfaqje,”- theksoi aktori.

Por babai i divorcuar i tre fëmijëve thotë se mund të kthehet si Edmund Blackadder, seria e fundit e të cilit përfundoi në 1989.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat