Është bërë aq çun i mirë saqë u tha se po studion për tu bërë pastor! Reagon Justin Bieber!

Mediale Vip

Është bërë aq çun i mirë saqë u tha se po studion për tu bërë pastor! Reagon Justin Bieber!

Më: 5 janar 2021 Në ora: 15:55
Justin Bieber

Të gjithë e kemi vënë re se sa çun i mirë është bërë Justin Bieber këto kohë! Larg skandaleve, totalisht i dedikuar ndaj familjes e Haileyt, me këngë që japin mesazhe të thella, teksa në rrjetet sociale poston pafund statuse mbi besimin e tij në Zot.

Kaq ka mjaftuar që së fundmi të raportohej se ai do të bëhet pastor e rrjeti po ziente. Mund të kemi imagjinuar çdo gjë për të, por asnjëherë që do e shihnim edhe në këtë rol.

Dhe mos e imagjinon sepse s’do ndodh. Të paktën për momentin. Justin Bieber ka hedhur poshtë lajmet se ai po bëhet gati për të qenë pastor.

Këngëtari i “Holy” nëpërmjet disa statuseve në mediat sociale të hënën hodhi poshtë këto pretendime sipas së cilave ai kishte hyrë në Kishën e Hillsong, pastori i të cilës, Carl Lentz, u përjashtua kohët e fundit pas akuzave të pretenduara për tradhëti bashkëshortore.

Justin shkruante se nuk ka asnjë interes të tillë duke shtuar se Hillsong nuk është as kisha e tij. Më tej, ai shkruante se askush nuk ka nevojë për ndërtesa e objekte, sepse “Ne jemi vetë kisha”. Ajo për të cilën kanë nevojë njerëzit është besimi në Zot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat