Stresi publikon mesazhet me nënën e tij

Mediale Vip

Stresi publikon mesazhet me nënën e tij

Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:15
Stresi me nënën e tij

Që nga momenti që u shpall në kërkim nga policia pas protestave të organizuara për vrasjen e Klodian Rashës nga efektivi i policië, Stresi është larg Shqipërisë.

E gjithë kjo situatë mesa duket i ka shërbyer reperit të reflektojë mbi miqtë e tij.

“Kur bëhet fjalë për shoqëri kurrë se bëra gabimin i pari e prita gabimet e të gjithëve ju dhashë gjithçka nga jeta ime deri në detaj. Besnikëri, pastërti… nuk u mora kurrë me fjalë as çfarë dëgjova kurrë nuk e transmetova këto janë gjëra serioze kur rri në rreth shoqëror… more dhashë nënë e babë për ta në kuptimin që edhe familjen e kam përfshirë me ndihmu shokët, prapë do t’i ndihmoj nuk ndryshoj. Por ato që më dolën kundra pasi ju dhashë gjitha këto, këtyre njerëzve ua kam lënë të madhin Zot, sepse besoj çmendurisht te ai dhe e di ndëshkimin e tij”- ka shkruar ai në një Instastory.

Mbas këtyre fjalëve të reperit menjëherë ka reaguar dhe e ëma e tij e cila e ka këshilluar atë të mos mërzitet me askënd dhe mos e prishë zemrën pasi rrugët me keqdashësit ndahen vetë.

” Njerëzit e vërtetë nuk kanë shumë miq. E ti je një prej të vërtetëve! Kurrë mos je pishman për të gjithë ndihmën dashurinë e respektin që ke dhënë. Allahu është shpërblyes i madh. Kush të shan e të fyen thuaj vetëm Selam. Kurrë mos e prish zemrën përkundrazi forcoje. Rrugët ndahen vetë me keqdashësit. Zoti qofte pranë teje çdo minutë“- i shkruan e ëma Stresit.

Image
Stresi publikon mesazhet me nënën e tij
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat