Publikohet bashkëpunimi i Feros dhe Stresit!

Mediale Vip

Publikohet bashkëpunimi i Feros dhe Stresit!

Më: 5 janar 2021 Në ora: 23:36
Pamje nga videoja

Disa javë më parë, kur Stresi ka publikuar një foto në Instastory ku shihet së bashku me Feron duke folur me kamër, teksa ka shkruar “Sa jeni tu e prit mega Hitin??”

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Fero ka bërë me dije dje se bashkëpunimi i tyre del ditn e sotme dhe fansat u entuzizmuan.

Për të gjithë fansat e dy reperëve, pritja ka marrë fund. Pak minuta më parë dy reperët kanë publikuar bashkëpunimin e tyre që mban titullin “Mahall”. Kënga ka shkaktuar goxha impakt dhe me siguri do jetë hit i muajve të ardhshëm.

Klipi është xhiruar në lagjet e tyre dhe bashkë medy çunat shfaqen edhe shokët e tyre. Sikundër mund ta mendonit, si dy reperë që janë, kënga promovon jetën e luksit, sukseset e tyre, paratë, diss-et policisë.

Kjo këngë do jetë pjesë e albumit të Stresit që mban shumë bashkëpunime dhe deri tani është bërë e ditur se Stresi do të sjellë një bashkëpunim me Çartanin, me reperin Gent dhe me Don Phenom.

Ndërkohë, Fero gjatë kësaj kohe ka qëndruar më shumë në studion e tij “Gang Gang Entertainment” ku ka punuar në albumin e tij të dytë e po ashtu për artistët e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat