Aktorja e njohur zbulon pasojat e testimit të shpeshtë nga Covid-19

Mediale Vip

Aktorja e njohur zbulon pasojat e testimit të shpeshtë nga Covid-19

Më: 5 janar 2021 Në ora: 23:51
Hilary Duff

Hilary Duff ka bërë një përmbledhje të gjithë vitit që lamë pas, që ishte një ndër më të vështirët për gjithë botën. Aktorja ka publikuar në Instagram një sërë fotosh të familjes së saj duke festuar të gjithë bashkë gjatë festave. Pavarësisht se në foto duket shumë e kënaqur ajo ka treguar se në të vërtetë nuk ka qenë aq e lumtur.

“Më pas sytë e mi filluan të dukeshin të çuditshëm dhe më dhembnin shumë. Kështu që bëra një vizitë në urgjencë. Kisha një infeksion në sy nga gjithë testet e COVID në punë, sepse ju e dini 2020 dhe gjithçka“, ka treguar aktorja.

Deri më tani nuk është raportuar ndonjë problem i tillë për shkak të testeve të Covid-19, kështu që është ende e paqartë se çfarë ja ka shkaktuar aktores këtë problem kaq të madh me sytë. Megjithatë Hilary ka treguar se ky shqetësim i ka kaluar tashmë.

PS… Sytë e mi janë mirë, kisha nevojë për antibiotik“, ka shkruar aktorja shoqëruar me foto të saj.

Kujtojmë se nga ana tjetër, aktorja e njohur është në pritje të fëmijës së saj të tretë. Ajo ka dhe dy fëmijë, djalin Luca Cruz Comrie, me ish-bashkëshortin Mike Comrie dhe vajzën Banks Violet Bair me bashkëshortin Matthew.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat