Arjana flet pas takimit intim me Saimirin: 'Nuk e prisja nga Suela'

Mediale Vip

Arjana flet pas takimit intim me Saimirin: 'Nuk e prisja nga Suela'

Më: 6 janar 2021 Në ora: 07:15
Arjana

Takime romantike dhe shumë emocione shoqëruan natën e 8-të të spektaklit Love Story, teksa nuk mund të mungonin edhe xhelozitë midis vajzave.

Ariana ishte një nga konkurrentet që pati një takim të gjatë privat me Saimirin në ambientet e një palestre, ku transmetuan shumë afrimitet me njëri-tjetrin.

Kjo gjë nuk u prit mirë nga shoqja e saj, Suela, e cila u shpreh se dyshja komunikuan shumë pak, ndërkohë që në takim mbizotëronin prekjet.

“Të tre takimet ishin të bukura. Takimi me Generdën më pëlqeu. Takimi me Arjanën më shumë takim intim, shumë pak folën dhe kishte më shumë prekje e përqafime. Më shumë më ka pëlqyer takimi me Valentinën”, tha ajo në një intervistë për programin “Daily Love Story”, pas spektaklit.

Ariana u shpreh se nuk e priste reagimin e Suelës.

"Siç e tha edhe Suela, ne jemi mikesha. Nuk është se jemi shoqe të ngushta apo motra. Në fakt nuk e prita reagimin e Suelës. Suela ka dalë me Saimirin dy herë dhe nuk kam reaguar keq. Ajo nuk reagoi keq, po edhe mirë nuk i erdhi sepse e pashë në shprehjen e fytyrës”- theksoi Ariana.

E pyetur nëse ka nisur xhelozia mes saj dhe Suelës, ajo tha se shpreson që kjo mos të ndodhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat