Adriana: Kishim bërë plane bashkë, s’kemi folur kurrë si shoqe

Mediale Vip

Adriana: Kishim bërë plane bashkë, s’kemi folur kurrë si shoqe

Më: 6 janar 2021 Në ora: 15:24
Flavias

Silvana, konkurrentja e larguar nga “Love Story” publikoi gjatë ditës së djeshme disa biseda që vërtetonin se Saimiri i kishte shkruar Flavias për ta ftuar në vilën e tij.

Më pas Silvana publikoi edhe disa mesazhe që i kanë shkuar në Instagram nga një vajzë, e cila i shkruan se është lezbike dhe se po njihet me Flavian. “Mua më pëlqejnë femrat dhe po njihemi ndërkohë që ajo është aty brenda!”– thuhej në mesazh.

Pas fjalëve të silvanës reagoi edhe Flavia, e cila u shpreh se është e vërtetë që ka marrë lule nga mikesha e saj Adriana Destani, por në shenjë miqësie dhe asgjëje më tepër. Ajo e cilëson këtë veprim të Silvanës si xhelozi dhe mllef dhe se vetë është në Love Story vetëm për një qëllim, për të fituar dashurinë e Saimirit.

Image
Insta

Pas Flavias ka reaguar edhe vetë vajza në fjalë, Adriana, e cila ka “kërcënuar” se ka fakte që ato të dyja kanë flirtuar, kanë bërë plane bashkë dhe Flavia i ka treguar se në atë emision ka shkuar vetëm për famë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat