Grammy injoron sërish The Weeknd, nuk e përfshin në listën e performuesve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve

Mediale Vip

Grammy injoron sërish The Weeknd, nuk e përfshin në listën e performuesve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve

Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:19
The Weeknd

Presidenti i Grammy Awards, Harvey Mason Jr konfirmoi se nuk e ka ftuar The Weeknd të performojë apo të jetë i pranishëm në 63-vjetorin e Grammy Awards pas një debati publik mes tyre.

“Jo, mesa jam unë në dijeni,”– tha producenti 52-vjeçar, i cili mori detyrën e CEO në 16 janar 2020.

“Tradicionalisht një përqindje e madhe e performuesve kanë qenë të nominuar, edhe pse jo gjithmonë. Nuk ka një rregull të fortë për këtë,”– u shpreh ai për Variety të mërkurën.

Pasi nuk mori asnjë nominim në Grammy për albumin e tij “After Hours” më 24 nëntor, 30-vjeçar kanadez akuzoi Grammy se është e korruptuar.

“Më ke borxh mua, adhuruesve të mi dhe industrisë, transparencë,”- shkroi The Weeknd në një postim në Twitter.

Këngëtari, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, tregoi se ishte kishte javë të tëra që po bashkëpunonte me organizatorët për të realizuar një performancë dhe i akuzoi se e përjashtuan nga ceremonia.

Drake, Elton John dhe menaxheri Scooter Braun i dolën në mbrojtje këngëtarit, i cili më parë ka fituar tre Grammy Awards.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat