Labi del në shesh për t’iu bashkuar aktivistëve në grumbullimin e parave për të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

Mediale Vip

Labi del në shesh për t’iu bashkuar aktivistëve në grumbullimin e parave për të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

Më: 8 janar 2021 Në ora: 15:51
foto nga vendi ngjarjes

Këngëtari i njohur shqiptar dhe njëherësh humanisti Labinot Tahiri, së fundmi është vënë në ndihmë të të lënduarve nga shpërthimi që ndodhi në Ferizaj.

Shumë prej tyre kanë nevojë për trajtim jashtë vendit, ndaj kjo është dhe arsyeja që po grumbullohen fonde për t’u vënë në ndihmë familjarëve të të lënduarve.

Së fundmi, ai ka qenë prezent në sheshin e Ferizajt, ku në një nga tendat e vendosur në qendër, disa aktivistë po grumbullojnë para që do t’iu vihen në ndihmë personave të prekur nga shpërthimi.

Image

Labi publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga aksioni i zhvilluar në sheshin e Ferizajt, ndërsa shkroi në mbishkrimin e tyre se ka dalë jo për të shitur diçka nga vetja e tij, por t’i tregojë botës që veprat e mira mund të bëhen edhe pa përfitime.

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Mirëdita shqiptarë e Diasporë!

Nuk jam dalur për të shitur diqka nga vetja ime, cd apo ndonje gjë që paguhet me para!
Kam dalur edhe pse ishte ftohêt e koha me shi, bashk me shumë aktivistë vetem me qëllimin për ti treguar botês shqiptare se ka punë qê behen edhe pa para.

Politikës ne ju treguam, që edhe kur ka erresirë ose kur na e beni errësirë, ne si qytetarë duhet t’a bëjmë jetên dritë dhe të ndriqojmë.

Shumë thika edhe në rrugên HUMANE, nga njerëz tê politikës e disa SERVILË! Ama duhet ta din mirë se nuk jam i ardhur nga Pasuria në këtë tendë, por duke e ditur se si ka jetuar populli im në Varferi , kam lënë shumë ditë të interesave jetesore , vetëm që mos me i lan qytetarët me i shitë shtëpiat e rri me shokë dhe aktivistë në borë e në shi.

Labi Kosovë e Shqipërisë”, ka shkruar Labinot Tahiri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat