Vdekja e papritur e supermodeles, familja pranon se u vetëvra: Ishte sëmurë prej disa kohësh

Mediale Vip

Vdekja e papritur e supermodeles, familja pranon se u vetëvra: Ishte sëmurë prej disa kohësh

Më: 8 janar 2021 Në ora: 18:48
Supermodelja Stella Tennant 

Supermodelja Stella Tennant u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Skoci më 22 dhjetor, disa ditë pas ditëlindjes së saj të 50-të.

Në një deklaratë për Telegraph dje, familja e saj zbuloi se ajo vrau veten pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe shtoi se ajo kishte qenë "e sëmurë prej disa kohësh".

“Stella ishte sëmurë prej disa kohësh. Jemi të hidhëruar dhe thellësisht të dëshpëruar që ajo u ndje e paaftë të vazhdonte, pavarësisht nga dashuria e atyre që ishin pranë saj. Të pikëlluar nga humbja e Stella-s, familja e saj ka një kërkesë të përzemërt që respektimi i privatësisë së tyre të vazhdojë".

Autoritetet skoceze fillimisht hetuan vdekjen e Tennant përmes Njësisë për Hetimin e Fataliteteve derisa u bë e qartë se ajo kishte vrarë veten.

Një burim i cituar nga Telegraph tha se familja dëshironte ta bënte lajmin publik sepse "ata mendojnë se është e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi rreth shëndetit mendor, pasi shumë shpesh keqkuptohet".

Stella Tennant, ishte e pasigurt për modelimin në fillim, por ajo shpejt u bë një nga emrat më të kërkuar. Ajo modeloi për markat e famshme, përfshirë Chanel dhe Versace, dhe u shfaq në kopertinat e revistave duke filluar nga Vogue në i-D.

Modelja u martua me fotografin David Lasnet në vitin 1999, pasi u takua me të gjatë një xhirimi. Çifti më pas u zhvendos në një shtëpi të shekullit të 18-të në kufijtë skocezë, ku - midis punëve të modelimit - Tennant rriti katër fëmijë, Marcel, Cecily, Jasmine dhe Iris.Tennant dhe Lasnet u ndanë në gusht pas më shumë se 20 vitesh së bashku.

 

Ashtu si supermodelja Kate Moss, edhe Tennant mbeti shumë e kërkuar. Ajo u shfaq në kopertinën e Vogue në 2018-n dhe vazhdoi të modelonte në pasarelë - duke hapur shfaqjen e Couture Valentino në janar të vitit 2020. Modelja ishte shumë e dashur në industri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat