Arilena ka publikuar një video në Instagram ku shihet si fëmijë në fillimet e karrierës.
Arilena Ara është një ndër këngëtaret shqiptare të dashura mjaft shumë nga publiku.
Ndonëse këngëtarja tani ka disa këngë mjaft të suksesshme ajo herë pas here kujton kohën kur ishte në fillime të karrierës.
Kështu ndodhi së fundmi ku publikoi një video të realizuar nga fansat e saj, ku në fillimin e videos, ajo shfaqet në performancat e “Gjeniut të Vogël”, shumë ndryshe nga sot.
Kjo video sigurisht se e ka bërë nostalgjike Arilenën, ku shkruhej detajisht historiku i karrierës së saj.