Kush e ka zhgënjyer kaq keq Rozana Radin? Gjithsesi është i/e falur

Mediale Vip

Kush e ka zhgënjyer kaq keq Rozana Radin? Gjithsesi është i/e falur

Më: 10 janar 2021 Në ora: 12:03
Rozana Radi

Rozana Radi ka gjetur fjalët e duhura për të dhënë një mesazh të qartë tek publiku:

“Do fal përherë sepse shikon të mirën edhe aty ku mbizotëron e keqja”. Këngëtaren e njohur e kemi parë shpesh të preket dhe të ndaj eksperienca nga jeta e saj me ata që e duan dhe që e mërzisin. Këtë herë publikoi një foto pa grim, e veshur sportive, shkëputur nga një festë e veçantë mes miqsh dhe shkëroi këto rreshta: “Kjo është një foto e bërë mbrëm nga miq të dashur, pa grim pa filtra ashtu siç jam unë në të vërtetë. Rruga e jetës sime nuk ka qenë një rrugë e lehtë, por mbi gjithçka kam vënë dashurinë dhe dëshirën për t’ja u zbukuruar njerëzve që më rrinë pranë jetës.

Zgjodha pikërisht këtë foto të shkrepur mbrëm në një moment feste shpirti. Jeta më ka një borxh shumë të madh! “ Sytë e qeshur” shpesh herë i kam patur me pikatore.

Jam zhgënjyer nga njerëz që kam ndarë bukën dhe përsëri i kam falur, jo sepse e meritojnë, por sepse i kam bërë mirë vetes time duke mos i mbajtur inat. Në këtë foto dikujt mund t’i dukem e bukur, dikujt e shëmtuar, dikujt e hollë dikush mund të më krahasojë me “Teto Ollgen” (se kam lexuar dhe komente të tilla), por për një gjë jam e sigurt.

Kjo grua që shikoni në foto përsëri do ju fali. Sepse unë e gjej buzëqeshjen edhe aty kur dikush përpiqet të ma fikë. #jetarozit”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat