Dikur tha se i ka acaruar nervat, ja reagimi i Florit kur në “Shiko kush luan” u shfaq Butrinti!

Mediale Vip

Dikur tha se i ka acaruar nervat, ja reagimi i Florit kur në “Shiko kush luan” u shfaq Butrinti!

Më: 10 janar 2021 Në ora: 13:44
Florjan Binaj, Butrinti

Si fillim iu bëjmë thirrje fansave të Butrintit të ruajnë qetësinë.

Për ata që nuk e dinë, në fund të sezonit të kaluar të “Shiko kush luan” kapitenët e skuadrave: Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja, iu janë përgjigjur disa pyetjeve të ndryshme. Flori ka treguar në emision emrin e personazhit që i ka pëlqyer më shumë dhe personazhin që i ka acaruar më shumë nervat gjatë këtij sezoni në “Shiko Kush Luan”.

Ai ka zbuluar emrin e personazhit që i ka acaruar më shumë nervat dhe ka zgjedhur Butrint Imerin, duke u shprehur se edhe publiku ishte zhgënjyer prej tij. “Personazhin që më ka acaruar shumë nervat, do e them publikisht, është Butrint Imeri. Dhe publiku është zhgënjyer shumë dhe thanë: “Pse ky është Butrint Imeri?”, është përgjigur Flori.

Por, ata që u zhgënjyen më shumë nga kjo përgjigje ishin fansat e këngëtarit. Deri tani ai nuk ka qenë i ftuar në “Shiko kush luan”, por nuk përjashtohen mundësitë që të shfaqet në një nga puntatat e ardhshme.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme këngëtari është shfaqur në një nga lojërat e realizuara me Lori Kaçkën. Sapo fotoja e tij u shfaq në ekran Rezarti, Luana dhe publiku filluan të shihni dhe ngacmonin Florin. “Edhe ne e përshëndesim, Butrint çkemi, mirë je?”-tha Rezi, teksa Luana shtoi: “Edhe Flori të përshëndet.”

“Butrinti vazhdon është akoma si Butrint, hë?”-vijoi më tej ngacmimin Rezi, teksa më e paqarta në tërë këtë situatë ishte Lori, e cila pyeti: “Po,ç’a keni m lale?” Në këtë moment ndërhyri Flori i cili me sportivitet tha: “Është një muhabet para një viti.”

Nuk e dimë nëse ata janë sqaruar me njëri-tjetrin apo ne do kemi rastin ta shohim këtë moment në ekran, por nëse ndodh do ishte një skenë epike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat