“Thjesht i gënjeva të gjithë!”

Mediale Vip

“Thjesht i gënjeva të gjithë!”

Më: 10 janar 2021 Në ora: 15:42
Jeffree Star, Ava Louise, Kanye West

Këtë javë rrjeti u mbush nga lajmet se Kanye West mund të ketë tradhëtuar Kim Kardashian me Jeffree Star, makeup artist i famshëm. Shkak i gjithë bujës u bë Ava Lousie që për më tepër shprehet se nuk është habitur nga ky fakt sepse e ka ditur prej kohësh për marrëdhënien e Kanye me Jeffree.

Sipas saj reperi është shërngulur në Wyoming për të qëndruar larg Kim, por nga ana tjetër ky vend është vizituar shpesh nga Jeffree kohët e fundit.

Pasi thashethemet morën dhenë, Jeffree postoi një video një kanalin e tij të YouTube,të cilës i vendosi titullin “Sqarimi i situatës me Kanye”, në të cilën ai i quajti akuzat “budallalliku më i madh që kam lexuar ndonjëherë gjatë gjithë jetës sime”. Në fillim të videos ai u shfaq në garazh teksa shihte meme për të dhe Kanye. 35 vjeçari thotë: “Unë u zgjova dhe telefoni im po plaste dhe unë që po mendoja se çfarë skandali po ndodhte? Sinqerisht nuk kisha asnjë ide.”

Jeffree, i cili aktualisht jeton në Casper, Wyo., tha se ka marrë pafund mesazhe, telefonata dhe kërkesa për prononcim nga mediat në lidhje me thashethemet. Më pas i mohoi kategorikisht akuzat se ka fjetur me Kanye. “Unë jam beqar. Unë nuk jam duke fjetur me askënd,”-rrëfen ai. “Më pëlqejnë burrat shumë të gjatë. Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë, dhe e gjithë kjo është me të vërtetë qesharake.”

Pasi teoria e saj dështoi, së fundmi, Ava Louise ka reaguar rreth bujës që shkaktoi. Ajo pranoi se kishte shpikur thashethemet se Kanye West dhe Jeffree Star kishin një lidhje. Më tej, ajo u shpreh se thashethemet e saj të pabazuara, të paverifikuara ishin krejtësisht të sajuara.

“Thjesht mashtrova gjithë botën për të folur sërish për mua, sepse isha shumë e mërzitur. Ne të gjithë u argëtuam, apo jo? Jeni të mirëpritur për memet.”– është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat