“Je gënjeshtare”/ Melisa dhe Ana përplasen ashpër! A është Fatjoni arsyeja e debateve mes tyre?

Mediale Vip

“Je gënjeshtare”/ Melisa dhe Ana përplasen ashpër! A është Fatjoni arsyeja e debateve mes tyre?

Më: 11 janar 2021 Në ora: 06:52
Melisa- Ana

Melisa dhe Ana bënë një “takim privat” gjatë emisionin “Përputhen Prime” për të sheshuar konfliktin mes tyre, por dy vajzat duket se vetëm sa i hodhën më shumë benzinë zjarrit.

Siç duket problemi mes dy vajzave është Fatjoni…

Melisa: Dua të të dëgjoj, të di pse vinë sulmet nga ti.

Ana 2: Ne kemi patur shumë debate, sidomos kur unë dal në takime. Kur dola më Fatjonin ti më ke sulmuar, mbase ndihesh xheloze kur dal me Fatjonin.

Melisa: Debati nisi para takimit tënd me Fatjonin, kur më akuzove se po bëj lojë.

Ana 2: Kur të thashë se je fallso e kisha për ty dhe Sindin. Dole me shpatë kur the se pëlqen Fatjonin. Më djemtë e tjerë nuk kishe pëlqim, dilje hajde të dalë ku të dalë. Prandaj më je dukur fallso. Kam të drejtën time të mendoj.

Melisa: Jam takuar me 5 djem. Më të afërtat i kam pasur me Fatjonin dhe Mevlanin. Me Andin ishte thjesht një përqafim. Ana ti nuk ke memorie, e kam thënë. Je gënjeshtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat