Michael B. Jordan zyrtarizon lidhjen me të dashurën e re Lori Harvey

Mediale Vip

Michael B. Jordan zyrtarizon lidhjen me të dashurën e re Lori Harvey

Më: 11 janar 2021 Në ora: 10:53
Michael B. Jordan

Aktori i njohur hollywoodian, Michael B. Jordan, e ka bërë publik lajmin se është në lidhje dashurie me Lori Harveyn, duke i ndarë disa fotografi romantike të çiftit në rrjetin social Instagram.

Ylli 33-vjeçar i filmave “Creed”, ka vendosur që më në fund t’iu jap fund spekulimeve rreth faktit se a është ende beqar, duke e zyrtarizuar lidhjen e dashurisë me 24-vjeçaren Lori Harvey.

Michael, i cili së fundmi u emërua “Mashkulli më seksi në botë” nga revista “People”, i ndau disa poza me partneren e tij të re, ku shihen mjaft të dashuruar dhe të lumtur përkrahë njëri-tjetrit.

 

Lori, e cila është vajza e komedianit dhe prezantuesit të njohur televiziv, Steve Harvey, është mjaft e përfolur nga mediat botërore si dhe shquhet për bukurinë e saj. Megjithëse nuk është aktore apo këngëtare, ajo është shumë e popullarizuar në rrjetet sociale dhe numëron mbi 2 milionë ndjekës në Instagram. Kjo mjafton për ta bërë atë një personalitet të kërkuar nga markat e ndryshme, për reklamimin e produkteve të tyre.

Jordan dhe Harvey ka kohë që spekulohen se janë në lidhje dashurie, pasi janë fotografuar disa herë së bashku, dhe janë spikatur nga fansat duke postuar fotografi nga i njëjti lokacion në të njëjtën kohë.

Ndërkohë, në muajin nëntor aktori i njohur hollywoodian për revistën “People” e kishte zbuluar se çfarë kërkon tek partnerja ideale, dhe nëse është afër ta gjejë atë.

“Ajo duhet të ketë sens humori, të jetë mirëkuptuese, sepse jeta e një aktori nuk është shumë e favorshme për një lidhje romantike. Dhe ajo duhet të jetë e zonja në kuzhinë. Pra e kam një listë të gjërave që i kërkoj tek një femër, prandaj mendoj se kjo mund të jetë arsyeja pse jam ende beqar”, kishte deklaruar Jordan duke bërë shaka.

Lori Harvey në të kaluarën ka qenë në lidhje romantike me reperin Future dhe mogulin e muzikës, Sean ‘Diddy’ Combs, para se të shihej në shoqërinë e Michael B. Jordan këta muajt e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat