Robbie Williams paralajmëron duet të ri me këngëtaren Kylie Minogue

Mediale Vip

Robbie Williams paralajmëron duet të ri me këngëtaren Kylie Minogue

Më: 11 janar 2021 Në ora: 16:44
Robbie Williams, Kylie Minogue

Ylli i hitit “Angels”, Robbie Williams, i ka ngacmuar fansat e tij, duke e paralajmëruar një duet të mundshëm me yllin e muzikës pop, Kylie Monigue.

Këngëtari britanik dhe artistja e njohur australiane, në të kaluarën kanë bashkëpunuar rreth këngës së suksesshme të vitit 2000, “Kids”.

Dhe tani ylli 46-vjeçarë i cili dikur ishte pjesë e bendit “Take That”, e ka zbuluar lajmin se ai dhe këngëtarja 52-vjeçare kanë plane të mëdha për një bashkëpunim të radhës.

Në një intervistë për “Daily Star Online”, Williams citohet të ketë thënë: “E kam realizuar një këngë me Kylie Minogue. Kam plane të mëdha për këtë projekt nëse edhe ajo është e pajtimit”.

Sipas burimeve të afërta të muzikantit, për shkak të pandemisë së koronavirusit, nuk ka plane konkrete rreth lansimit të kësaj kënge.

Në të kaluarën, Robbie e kishte pranuar se kënga e tij e re përmban tinguj të muzikës ‘disco’, dhe është inspiruar nga muzika e ndejave dhe hiti i këngëtares australiane i vitit 2001, “Your Disco Needs You”, të cilën ai e ka bashkëshkruar.

Vitin e kaluar, Kylie dhe Robbie, u përfshinë në këngën ‘cover’ të grupit “Oasis”, “Stop Cryingt Your Heart Out”, e cila kishte për qëllim grumbullimin e fondeve për organizatën bamirëse “Children in Need”.

Albumi i fundit i Robbie Williamsit ishte “The Heavy Entertainment Show” i cili u lansua në vitin 2016, ndërsa në vitin 2019 kantautori i njohur britanik e publikoi albumin me muzikë të festave të fundvitit, “The Christmas Present”.

Në anën tjetër Kylie Minogue e shënoi rikthimin e saj tek rrënjët e muzikës ‘disco’, me albumin e vitit 2020 të titulluar “Disco”. Javën e kaluar këngëtarja e lansoi remixin e këngës “Real Groove’, të interpretuar në bashkëpunim me Dua Lipën në koncertin virtual të kësaj të fundit, “Studio 2054”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat