Njihej edhe me Rita Orën, miliarderja e famshme i jep fund jetës bashkë me vajzën e saj

Mediale Vip

Njihej edhe me Rita Orën, miliarderja e famshme i jep fund jetës bashkë me vajzën e saj

Më: 12 janar 2021 Në ora: 18:50
Rita Ora, Luo Lili

Biznesmenia e njohur në Hong Kong, Luo Lili, që ishte takuar më herët me Rita Orën dhe Hillary Clinton, i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike bashkë me të bijën që ishte ende foshnjë. Dyshohet se ajo vuante nga depresioni paslindjes dhe kjo mund ta ketë çuar drejt aktit ekstrem.

Ajo ka postuar më herët në rrjete sociale foto përkrah Rita Orës dhe ish-kandidaten presidenciale amerikane, Hillary Clinton, po ende nuk dihet se si ishte njohur me ato të dyja.

Miliarderja është gjendur pa jetë përpara një blloku apartamentesh bashkë me të bijën e saj 5-muajshe. Ky lajm ka shokuar gjithë botën, pasi pista kryesore e hetimit vazhdon të jetë vetëvrasja për shkak të depresionit.

34-vjeçarja dukej një person i lumtur në rrjetet sociale, teksa shpërndante foto ku e quante beben e saj “dhuratë nga Zoti” para se t’i jepte fund jetës. Babai i fëmijës nuk dihet ende cili është, pasi Luo kishte deklaruar në rrjete sociale se ish një nënë beqare.

Luo ishte themeluese e kompanisë së saj të suksesshme TriBeluga në 2014, në mbështetje të sipërmarrësve në Kinë, SHBA dhe Korenë e Jugut. Ajo vinte nga një familje e pasur dhe kishte studiuar në SHBA, e gjithashtu kishte jetuar në Zvicër e Australi.

Image
Luo Lili, Hillary Clinton
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat