Një vit pa Xhevdet Ferrin; e bija Bora ndan dedikimin prekës!

Mediale Vip

Një vit pa Xhevdet Ferrin; e bija Bora ndan dedikimin prekës!

Më: 16 janar 2021 Në ora: 13:06
Xhevdet Ferri, Bora

Një vit pas ikjes së Xhevdet Ferrit, aktorit të mirënjohur shqiptar, vajza e tij Bora, ka bërë një dedikim për të.

Me anë të një statusi në rrjetin e saj social Instagram, ajo kujton babanë e saj, i cile e quante me përkëdheli “xhandari i vogël”.

“Hi papi, prapë unë, “xhandari i vogël”, epiteti që mendoje se më shkonte më shumë për shtat këto vitet e fundit. Sot bëhet një vit që nuk je më fizikisht mes nesh. Jo se ka ndonjë domethënie për mua sepse që prej asaj dite koha sështë më lineare për mua. Datat janë gjithashtu shumë konvencionale, pa ndonjë domethënie të madhe, ashtu siç nuk i ndjeje as ti datat e largimit nga kjo jetë e prindërve të tu.Funny he?! Si vijnë gjërat full circle?!

Për tu habitur gjithashtu se sin ë këtë vit që ske qenë me mua kam marrë prej teje leksione jete që nuk i kisha marrë në 34 vitet e rrugëtimit tonë të përbashkët. Faleminderit për këtë, faleminderit gjithashtu që më del shpesh në ëndërr, që flasim, që përqafohemi… ashtu ftohtë siç dimë ne, pa ndonjë manifestim me ulërima. Prapë më mungon shumë në këtë dimension. Kam bindjen se ke gjetur paqen e kërkuar aty ku je tani. Ne të duam shumë këtu k una ke lënë”, shkruan Bora Ferri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat