Mozzik për Veselin: Shumë i pasigurt është shteti pa ty

Mediale Vip

Mozzik për Veselin: Shumë i pasigurt është shteti pa ty

Më: 19 janar 2021 Në ora: 10:44
Mozzik dhe Kadri Veseli

Mozzik i ka kushtuar një postim emocionues Kadri Veselit.

Reperi shqiptar Mozzik ka përkrahur publikisht ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se Kosova ka nevojë për Veselin dhe se shteti tashmë është i pasigurt pa të.

Ish-kryetari i PDK-së para disa muajsh dha dorëheqje nga të gjitha funksionet e partisë pasi njoftoi opinionin se i ishte konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale e Kosovës.

Ai ishte dorëzuar në mënyrë vullnetare te autoritetet e Gjykatës Speciale për t’u nisur më pas drejt Hagës.

“Mungesën tënde në mesin tonë nuk e përshkruajnë as tërë ato male mbrapa shpine që i ke o Lul !

Qëllimi yt ishte i bardhë e i pastërt si ato retë mbi kokë që i ke !

Shkathtësia profesionale e jotja , idetë e mëdha tuat gjithmonë e dërguan Kosovën në të mira.

Shumë i pa sigurtë është Shteti pa ty !

Nau kthefsh faqebardhë e më i fortë se kurrë !

Rrnoftë KADRI VESELI

19 Gusht 2020 / Bjeshkë të Deçanit”, është postimi i plotë i Mozzik.

Mungesën tënde në mesin tonë nuk e përshkruajnë as tërë ato male mbrapa shpine që i ke o Lul ! Qëllimi yt ishte i...

Posted by Gramoz Aliu on Monday, January 18, 2021
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat