“Pusho i qetë”, Getinjo ndan një foto nga varrimi i Albert Krasniqit

Mediale Vip

“Pusho i qetë”, Getinjo ndan një foto nga varrimi i Albert Krasniqit

Më: 28 janar 2021 Në ora: 16:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Edhe Getinjo mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Albert Krasniqit.

Sot iu dha lamtumira e fundit Albert Krasniqit, i cili u vra mbrëmjen e kaluar.

Ai dyshohet se u vra aksidentalisht nga babai i tij, biznesmeni Skënder Krasniqi, i cili tashmë gjendet në arrest.

Të pranishëm në varrimin e Albertit ishin familjarë, miq e bashkëpunëtorë, përfshirë edhe shumë emra të estradës.

Mes tyre, pjesëmarrës ishte edhe Getinjo, i cili publikoi një fotografi nga varrimi i Albertit, pas përfundimit të ceremonisë.

“Pusho i qetë”, ka shkruar reperi sipër fotografisë.

E pranishme në ceremoninë ku iu dha lamtumira e fundit Albert Krasniqit ishte edhe ish-bashkëshortja e tij, Besa Gashi. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat