Britney kërcen sërish nën tingujt e këngës së Justin-it

Mediale Vip

Britney kërcen sërish nën tingujt e këngës së Justin-it

Më: 28 janar 2021 Në ora: 20:32
Justin Timberlake, Britney Spears

Po, e lexuat mirë: Britney Spears kërceu nën tingujt e muzikës së Justin Timberlake dhe jo vetëm kaq, por zgjodhi ta publikonte videon në Instagram-in e saj duke marrë pafund pëlqime. Bëhet fjalë për këngën “Holy Grail”, një bashkëpunim i Jay-Z dhe ish-it të Britney-t, Timberlake. Sigurisht nuk munguan komentet e ndjekësve në mbarë botën, lidhur me romancën e dikushme të tyre. Spears dhe Timberlake qëndruan bashkë për tre vite, derisa i dhanë fund në 2002-shin.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që këngëtarja kërcen me muzikën e ish-it. Prillin e vitit të shkuar, artistja publikoi një video, ku në sfond dëgjohej “Filthy” nga Timberlake. Asokohe, Britney do të pushtonte menjëherë mediat sociale, për shkak të përshkrimit me të cilin vendosi ta shoqëronte videon.

“E di që kemi patur një nga ndarjet më të bujshme 20 vite më parë, por hej ky burrë është një gjeni. Këngë e shkëlqyeshme”.

Po kështu, në vitin 2016, ajo u shpreh se dëshironte një bashkëpunim me të. “Sigurisht, patjetër,” tha Spears për “E! News”. “Jam gati. më telefono.”

Dhënia fund e romancës mes tyre u shoqërua nga zëra të shumtë që përflisnin një tradhti të mundshme të Britney-t, me koreografin Wade Robson, i cili e ndihmoi artisten me disa video të saj muzikore. Sidoqoftë, Timberlake nuk e konfirmoi kurrë diçka të tillë.

“Ndarja ishte zemërthyese për mua”, do të shprehej Timberlake për “The Telegraph”.

Nga ana e saj Britney deklaroi se historia mori fund për shkak të dëshirave dhe objektivave të ndryshme që kishin dy artistët.  Thirrja për bashkëpunim apo publikimi i videove duke performuar me këngët e Justin-it, nga disa është cilësuar si sinjal për afërsi, të tjerë i janë referuar si shenjë pendese, e ndërsa disa e kanë konsideruar vendim për ta lënë të shkuarën pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat