Ylli i Hollywood-it investon për trajtimin e ndryshimeve klimatike

Mediale Vip

Ylli i Hollywood-it investon për trajtimin e ndryshimeve klimatike

Më: 29 janar 2021 Në ora: 17:09
Robert Downey Jr

Ylli i Hollywood-it Robert Downey Jr, është duke udhëhequr një fond investimesh ku qëllim kryesor është teknologjia e bizneseve të gjelbërta në mënyrë që të trajtojnë ndryshimet klimatike.

Fondi “Footprint Coalition” tashmë ka investuar ne biznesin e Cloud Paper, që bënë letra tualeti nga pema e bambos dhe ka për mision t’i shpëtojë pemët bambo.

Downey ka thënë që do i përdor aftësitë e tij për tu treguar 100 milion ndjekësit e tij në mediat sociale, historinë rreth ndryshimeve klimatike dhe për teknologjinë që mund ti mposhtë ato, shkruan BBC.

“E kamë vënë re para disa viteve që kam mbledh një audiencë të gjerë. Dhe më duket që videot e mia që postoj duke vallëzuar nuk do bëjnë gjë për këtë kërcenim esencial,” ka thënë Robert.

A ceku që zgjimi i tij për situatën kishte filluar në 2018 kur ishte ne Kaliforni dhe po përpiqej të ndihmonte fqinjin e tij për të mos e humbur shtëpinë nga zjarri.

“Po përpiqesha të ndihmoja fqinjin tim që të mos humbte shtëpinë e tij dhe mendova, Kalifornia e viteve të 80-ta dhe 90-ta nuk shkonte me këtë ritëm.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat