“Qetësohu mi, se na hëngre”

Mediale Vip

“Qetësohu mi, se na hëngre”

Më: 30 janar 2021 Në ora: 06:35
Ledjana sherr me Antonelën

Takimi i Ledjanës mes Mevlanit ka nevrikosur pa masë Ledjanën puntatën e sotme në Përputhen.

Disa vargje këngësh të Mevlanit dedikuar Antonelës në takimin e tyre preku me spond Ledjanën, e cila nuk mundi ta mbante veten.

Në studio ajo u shfaq shumë e irrituar duke thënë: “Si mund të më përdorësh mua në takim me këtë”.

“Po se të dua shumë,” tha Mevlani.

“Mevlan, mos u tall se me këto nerva që jam, do marr këtë karrigen dhe se di do me thënë se çfarë mund të bëj,” u përgjigj Ledjana.

Aty ndërhyri edhe Antonela duke thënë: “Po qetësohu moj se na hëngre”.

“Kujt i thua të qetësohem se çfarë bëj e di unë,” tha Ledjana, dhe dy vajzat u çuan në këmbë kundër njëra-tjetrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat