Kënga e re e Justin Bieber-it, dedikuar Hailey-t nuk duhet humbur

Mediale Vip

Kënga e re e Justin Bieber-it, dedikuar Hailey-t nuk duhet humbur

Më: 31 janar 2021 Në ora: 07:11
Pamje nga videoja

Të tejçosh te publiku dashurinë që ushqen për bashkëshorten tënde; këtë mundi të bënte artisti Justin Bieber përmes një video muzikore bardhë e zi. “Anyone” (On The Road) është kënga më e re e 26-vjeçarit, ku shfaqet ai dhe Hailey Baldwin, në vendet të cilat kanë vizituar së bashku. Përqafime të ngrohta dhe shumë dashuri…

“Nëse s’do ishte Hailey, s’do ishte askush tjetër!”- këndon Justin ndër të tjera. Në shtator të 2018-ës, Justin dhe Hailey do të kurorëzonin dashurinë, që sipas tyre i ndihmoi të rriteshin dhe të mësonin shumëçka së bashku.

Teksa më në fund Justin ka gjetur paqen shpirtërore me besimin në Zot, teksa vazhdon të bëjë muzikë dhe shijojë suksesin e karrierës së tij, dikur gjërat nuk shkonin fort mirë për të. Së fundmi, këngëtari ndau në llogarinë e tij në Instagram një foto të shtatë viteve më parë, ku shfaqej i arrestuar nga policia dhe tregonte se nuk ishte aspak krenar për veten në atë periudhë.

“Sot 7 vite më parë u arrestova, nuk ishte momenti im më i mirë. Aspak krenar për atë çfarë po kaloja. Isha i lënduar, aspak i lumur, konfuz, i zemëruar, i paudhëzuar, i pakuptuar dhe i zemëruar me Zotin. Gjithashtu vishja shumë lëkurë për dikë që jeton në Miami. E gjitha kjo për të treguar se Zoti kishte rezervuar një rrugë të gjatë për mua. Nga atëherë deri tani, kam kuptuar diçka. Zoti ishte i afërt me mua po aq sa është tani. Shtysa ime për ju është të lejoni të shkuarën t’ju rikujtojë sa larg ju ka dërguar Zoti në jetë. Mos lejo “turpin” të të shkatërrojë të sotmen dhe lejo Zotin të kujdeset për jetën tënde. Ju dua me gjithë zemër.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat