Antonio Banderas u shërua nga COVID-19 pak ditë para se të mbushte 60 vjet

Mediale Vip

Antonio Banderas u shërua nga COVID-19 pak ditë para se të mbushte 60 vjet

Më: 31 janar 2021 Në ora: 17:16
Antonio Banderas

Dhurata më e mirë që ka mundur të marrë aktori Antonio Banderas për ditëlindjen e tij të 60-të është shërimi nga koronavirusi.

Kështu ka thënë e dashura e tij Nicole Kimpel në një intervistë për revistën “Hello”.

Antonio ishte prekur nga COVID-19 në gusht të vitit të kaluar, disa javë para se të mbushte 60 vjet.

Nicole 39 vjeçare ka thënë se ndonëse kjo ditëlindje ishte e veçantë për Antonion, ata nuk e shihnin të nevojshme të bënin organizim të madh për shkak të pandemisë.

“Ne festuam sepse çdo vit i jetës është diçka për tu festuar. Por ky nuk ishte vit për festa. Dhurata e tij më e mirë ka qenë rikuperimi nga virusi”, ka deklaruar Nicole.

Ajo ka shtuar se ishte frikësuar në fillim se si do të përballej Antonio me koronavirusin për shkak të moshës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat