“Ngrihen” temperaturat në Colorado, ish e dashura e Neymar provokon me bikini

Mediale Vip

“Ngrihen” temperaturat në Colorado, ish e dashura e Neymar provokon me bikini

Më: 31 janar 2021 Në ora: 22:37
Natalia Barulich dhe Neymar

Modejla e famshme, Natalia Barulich, vazhdon të udhëtojë nëpër botë, edhe pse nuk është e rekomandueshme në këtë kohë pandemie. 29-vjeçarja këtë herë ka zgjedhur të shkojë në Colorado, konkretisht në Aspen, ku po kalon një fundjavë argëtuese në dëborë.

Siç jemi mësuar me të, nuk kishin si të mungonin postimet provokuese. “E çuditshme, nëse dëshironi mund të bëhem e çuditshme”, shkruan ajo krahas një video, ku duket më sensuale se kurrë e veshur me bikini rozë.

Postimi tashmë i ka kaluar 700.000 pëlqime dhe mijëra komente në vetëm disa orë. Kujtojmë që Barulich ka qenë në një lidhje me këngëtarin Maluma, por vitin e kaluar u përfol se ajo kishte diçka me Neymar.

Megjithatë, ishte vetë bukuroshja që mohoi zërat, duke i quajtur ato si gënjeshtrën më të bukur që ka dëgjuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat