Jennifer Garner mbulon fytyrën me maskë gjatë shëtitjes me biçikletë në Los Angeles

Mediale Vip

Jennifer Garner mbulon fytyrën me maskë gjatë shëtitjes me biçikletë në Los Angeles

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 18:04
Jennifer Garner

Aktorja e njohur, Jennifer Garner, është duke shijuar në maksimum shëtitjet e saj.

Nëna e tre fëmijëve, gjithmonë gjen kohë për fizikun e saj, duke qëndruar në linjë për vite me radhë, shkruan Daily Mail.

Andaj, gjatë ditës së djeshme (e diel) ajo është fotografuar në rrugët Los Angeles, ndërsa po ngiste biçikletën.

48-vjeçarja ndërkohë kishte zgjedhur të mbulojë tërësisht fytyrën, teksa për shkak të pandemisë coronavirus mbante edhe maskë mbrojtëse.

Image

Në veshjen e saj dominonte më shumë ngjyra e zezë, çka bënte që aktorja të dukej edhe më tërheqëse.

Image

Më vonë gjatë ditës, në rrjetin social Instagram ajo shpërndau disa imazhe me vajzën, teksa shëtisnin qentë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat