Çifti i njohur treguan arsyen përse janë kaq të hapur për betejat e tyre martesore

Mediale Vip

Çifti i njohur treguan arsyen përse janë kaq të hapur për betejat e tyre martesore

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 14:00
Dax Shepard dhe Kristen Bell

Aktorët e njohur kanë zbuluar arsyet përse janë kaq transparent për problemet që hasin.

Nëse ka një gjë që dimë për Dax Shepard dhe Kristen Bell, është se ata janë gjithmonë jashtëzakonisht të sinqertë dhe të hapur për marrëdhëniet e tyre, shkruan BuzzFeed News.

Në të kaluarën, dyshja kanë folur sinqerisht për “sasinë e jashtëzakonshme” të terapisë që duhet për të mbështetur marrëdhënien e tyre, dhe madje pranuan vitin e kaluar se kishin një luftë aq keq sa që të dy “nxiheshin”.

Sipas Kristen, lufta filloi pasi ajo la një shënim duke kërkuar Dax për ndihmë nëpër shtëpi dhe përfundoi me shumë lot, duke fjetur në divan dhe duke refuzuar të fliste me njëri-tjetrin për tre ditë.

“Dax dhe unë, kur filluam këtë pandemi, ishim në një pikë të martesës sonë ku patjetër që na duhej pak pastrim terapie”, tha Kristen.

“Ne nuk duam që askush të mendojë se jemi takuar dhe ka qenë e lehtë,” tha aktori.

“Ne nuk ndihemi sikur kemi një mundësi për të qenë diçka tjetër përveçse i sinqertë”, përfundoi aktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat