Marilyn Manson largohet nga labeli pas akuzave për abuzim

Mediale Vip

Marilyn Manson largohet nga labeli pas akuzave për abuzim

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:38
Marilyn Manson

Marilyn Manson u tërhoq nga labeli për akuzat për abuzim.

Marilyn Manson është tërhequr nga labeli i tij pas pretendimeve nga aktorja Evan Rachel Wood se ajo ishte “abuzuar tmerrësisht” nga muzikanti.

Loma Vista Recordings tha se nuk do të punonte më me Manson dhe do të pushonte së promovuari albumin e tij të fundit.

Manson ka mohuar akuzat, duke thënë se ato janë “shtrembërime të tmerrshme të realitetit”. Paraqitja e tij në dramën Starz American Gods gjithashtu do të hiqet.

Manson pritej të shihej në një episod të ardhshëm, por rrjeti televiziv amerikan Starz tha në një deklaratë: “Për shkak të akuzave të bëra kundër Marilyn Manson, ne kemi vendosur të heqim performancën e tij nga episodi i mbetur në të cilin është planifikuar të transmetohet më vonë këtë sezon. Starz qëndron në mënyrë të qartë me të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit e abuzimit”.

Albumi më i fundit i këngëtarit i lansuar përmes Loma Vista ishte We We Chaos i vitit të kaluar, i cili arriti numrin shtatë në top listat në Mbretërinë e Bashkuar dhe tetë në SHBA.

Manson filloi të punojë me Loma Vista më 2015 për albumin e tij The Pale Emperor.

Të hënën, Wood pretendoi se Manson kishte “abuzuar në mënyrë të tmerrshme” me të gjatë marrëdhënies së tyre tre-vjeçare.

Manson dhe Wood filluan lidhjen më 2007 dhe u fejuan më 2010, por u ndanë më vonë atë vit.

Wood më parë ka thënë se ajo është një e mbijetuar e përdhunimit dhe abuzimit në familje, pa përmendur emrin e personit të akuzuar.

Në një postim në Instagram, ajo pretendoi: “Emri i abuzuesit tim është Brian Warner, i njohur gjithashtu në botë si Marilyn Manson.

Ajo tha se e abuzoi për vite me radhë, por më në fund ka thyer heshthjen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat