Këngëtarja e njohur poston një foto të vjetër me Albert Krasniqin: Pusho i qetë shoku im

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur poston një foto të vjetër me Albert Krasniqin: Pusho i qetë shoku im

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 21:00
Albert Krasniqi

Vrasja e Albert Krasniqit javën e kaluar ka tronditur vendin, ngjarje për të cilën pati reagime të shumta.

Albertin e kanë kujtuar përmes rrjeteve sociale shumë nga figurat e njohura të estradës ndërsa një të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja, Teuta Selimi.

Kjo e fundit, e cila duket se kishte raporte të mira me të ndjerin, ka shprehur ngushëllimet ditën e sotme përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Image

“Pusho i qetë Albert shoku im”, ka shkruar ajo.

Alberti dyshohet se u vra nga babai i tij, Skender Krasniqi, i cili gjendet në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat