Le të mos e ketë lindur vetë, Maddox i ngjan aq shumë Angelinës

Mediale Vip

Le të mos e ketë lindur vetë, Maddox i ngjan aq shumë Angelinës

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 22:21
Angelina Jolie, Maddox

Djali i Angelina Jolie, Maddox është i dashuruar me tatuazhet njësoj si e ëma dhe këtë e ka vërtetuar me një detaj mjaft të veçantë shkëputur nga një prej fotove të rralla të tij dhe aktores së bashku.

Ata u fotografuan nënë e bir në një prej fotove që u përfshinë në ‘Vogue’, ku Angelina shfaqet duke i stiluar flokët të birit.

Bie në sy që 19-vjeçari ka një tatoo të madh në anën e djathtë të trupit.

Angelina nga ana tjetër ka plot 20 tatuazhe në trup, përfshirë këtu koordinatat e vendlindjes së fëmijëve dhe një tigër gjigand.

Mesa duket Maddox do ndjekë gjurmët e saj në këtë aspekt.

Image
Angelina Jolie
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat