Kjo është shuma marramendëse që paguhen konkurrentët e “Përputhen”

Mediale Vip

Kjo është shuma marramendëse që paguhen konkurrentët e “Përputhen”

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 10:41
“Përputhen”

Meridan Ramçaj opinionisti i “Përputhen” ka zbuluar pak nga privatësia e konkurrentëve të emisionit.

Ai ka folur edhe për akuzat e dy ish-konkurrentëve Andit dhe Teas kundër produksionit që ndodhen së fundi.

“Sipas tyre, kontrata që kishin firmosur ishte e frikshme dhe i bënë që të dilnin çifit. Por në fakt në kontratë nuk ka asnjë gjë që kanë thënë ata të dy. Kam marrë ofendime të shumta në “Instagram” pasi e quajta Tean si hithër, si e urtë, por që në të vërtetë dolën pritshmëritë e mia. Çdo gjë është e kurdisur nga Tea dhe Andi për të marrë vëmendje. Video e Teas është e hedhur në “Youtube”, për të marrë klikime. E kishte nisur pa kërkuar falje. Tani është shikueshmëria më e madhe, njerëzit janë shumë kurioz të dinë si është e vërteta”, tha Meridian Ramçaj.

Opinionisti i njohur zbuloi edhe sa para fitojnë ata nga postimet e tyre dhe në të njëjtën kohë me giveaway.

“Marrin 300-400 euro për një story, 600 euro për një postim, varet nga postimi. Gjithashtu marrin 10 mijë euro për një giveaway”, tha ai.

Opinionisti veçoi Tean ku tha se merr 15 mijë euro dhe çdo gjë që bën e bën për para dhe vëmendje.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat