Demi Moore flet për herë të parë për sfilatën e Fendi-t, por zëre se nuk foli

Mediale Vip

Demi Moore flet për herë të parë për sfilatën e Fendi-t, por zëre se nuk foli

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:26
Demi Moore

Demi Moore i shokoi spektatorët me pamjen e saj në sfilatën e Fendit.

58-vjeçarja u akuzua për operacione plastike në fytyrë dhe thuajse nuk njihej.

Më në fund Moore ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë pas sfilatës që solli edhe thashethemet e bujshme.

Në një intervistë të fundit, aktorja e quajti eksperiencën e saj në sfilatë speciale dhe shumë magjike. Megjithatë preferoi të mos fliste për akuzat rreth operacioneve plastike.

“Ishte një ëndërr e bërë realitet. Thashë me vete ‘O Zot sapo sfilova në pasarelë me disa nga modelet më të mira në botë’. U ndjeva si vajzë e vogël. Ishte një shfaqje shumë speciale. Edhe pse s’kishte publik, u ndjeva sikur kishte, nuk kishte ndryshim për mua.Mendoj edhe nga mënyra sesi ishte strukturuar ti nuk e ndjeje mungesën e publikut. Ishte magjike”-tha Demi Moore.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat